Digjen disa hektarë të malit dhe 10 hektarë hamullore në Podujevë

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 10:25 në fshatin Terrinave të Podujevës, është përfshirë nga zjarri një pjesë e malit prej disa hektarësh dhe një pjesë hamullore prej rreth 10 hektarësh.

Njësitë policore, eksperti i zjarrit dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Zjarri është shuar nga njësitë e zjarrfikësve me ndihmën e disa banorëve. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori.

Shpërndaje në: