Digjen dy kamionë në veri të Mitrovicës

Digjen dy kamionë në veri të Mitrovicës

Persona të panjohur kanë djegur mbrëmë dy kamionë në Zubin Potok dhe në Mitrovicën e Veriut. 

Sipas Policisë, persona të pa njohur në Zubin Potok i kanë vënë zjarrin kamionit të ankuesit, i cili ishte i parkuar para shtëpisë. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Nga zjarri janë dëmtuar edhe dy vetura që ishin të parkuar afër kamionit. Rasti është duke u hetuar.

Kurse, në Mitrovicën e veriut, ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur i kanë vënë zjarrin kamionit dhe veturës së tij. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Njësia policore është duke hetuar rastin.

Shpërndaje në: