Digjen katër shtëpi të pabanuara në Dumnicë të Epërme

Digjen katër shtëpi të pabanuara në Dumnicë të Epërme

Katër shtëpi të pabanuara, të cilat përdoreshin për ushqim të bagëtive, janë kapluar nga zjarri dje në fshatin Dumnicë e Epërme të Podujevës.

Përveç dëmeve materiale nuk ka persona të lënduar dhe zjarri është shuar, njofton policia.

Njoftimi i plotë i policisë:

ZJARRVËNIE /Fsh. Dumnicë e Epërme-Podujevë, 11.05.2022-19:30. Është raportuar për një zjarri i cili kishte përfshirë katër (4) shtëpi të pabanuara të cilat ishin përdorur për ushqim të bagëtive. Përveç dëmeve materiale nuk ka persona të lënduar. Zjarri është shuar nga njësiti i zjarrfikësve. Rasti mbete nën hetime.

Shpërndaje në: