Digjet edhe një veturë zyrtare

Digjet edhe një veturë zyrtare

Mbrëmë rreth orës 22 00 është djegur vetura zyrtare e prokurorit të Prokurorisë Speciale, Ali Rexha në Mitrovicë .

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahirti, ka konfirmuar për KTV-në se ngjarja ka ndodhur në qendër të Mitrovicës në një parking publik.

“Në bazë të asaj që policia ka parë në vendin e ngjarjes besohet se veturës i është vënë flaka me koktej molotovi”, ka thënë Zahiti. Policia është duke e hetuar rastin ndërkohë ende nuk ka të dyshuar. Po mbrëmë në dy raste të ndara janë djegur dy vetura zyrtare.

Sipas burimeve të KTV-së, vetura zyrtare e djegur në Ferizaj është e entit social. Ndërsa ende nuk dihet se cilit institucion i takon vetura e djegur në Gjilan.

Shpërndaje në: