Digjet një automjet në veri të Mitrovicës
Një veturë Volkswagen Golf me targa KM 007 BC, pronë e Andrija Caviq, është djegur qëllimshëm me molotov, ndërsa përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar në njerëz, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.
Sipas këtyre burimeve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm në rrugën ‘Lola Ribar’ në veri të Mitrovicës.
Deri tani nuk dihen motivet dhe autorët e këtij incidenti, ndërsa mësohet se pronari i automjetit është vozitës në njërën prej institucioneve në veri. /KosovaPress/



