Digjet një restorant në plazhin e Durrësit

Digjet një restorant në plazhin e Durrësit

Një restorant në zonën e plazhit në Durrës është përfshirë nga flakët gjatë orëve të natës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Pavarësia” të Durrësit.

Flakët kanë qenë të mëdha dhe kanë djegur pjesën më të madhe të restorantit.

Fatmirësisht nga zjarri nuk ka të lënduar në njerëz por dëmet materiale janë të shumta.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri.

 

 

Shpërndaje në: