Digjet një shtëpi në Fushë Kosovë

Digjet një shtëpi në Fushë Kosovë

Është përfshirë nga zjarri gjatë ditës së djeshme, shtëpia pronë e ankuesit mashkull shqiptar në fshatin Henc të Fushë Kosovës.

Si pasojë e zjarrit është djegur njëra nga dhomat e shtëpisë. Njësiti i zjarrëfikësve ka lokalizuar dhe ka fikur zjarrin. Vlera e dëmeve të shkaktuara konsiderohet të jetë rreth 2000 euro.

Ndërkaq, nuk është raportuar për ndonjë të lënduar./Indeksonline

Shpërndaje në: