Dikujt në Serbi do t’i ulet rroga ose do ta humb punën – qesharake ajo që ndodhi sot në Jarinje

Dikujt në Serbi do t’i ulet rroga ose do ta humb punën – qesharake ajo që ndodhi sot në Jarinje

Shkruan Burim Pacolli

Federata Serbe e Futbollit poshtëroi keq Crvena Zvezdën sot. I paqartë qëllimi

Zvezda filloi një rrugëtim interesant me autobus ditën e djeshme.

Futbollistët, të cilët në vend se të merren me angazhime dhe përgatitje për Champions League, u malltretuan kot së koti në një rrugëtim të gjatë, e me gjasë, të lodhshëm drejt Kosovës nga Beogradi.

Po e themi të gjatë sepse filloi dje, me skuadrën që ndaloi në Novi Pazar për ta kaluar natën, derisa sot u nis drejt Kosovës.

Image may contain: 6 people, people standing and outdoor

Në skena tejet të parashikueshme, ata u kthyen andej nga erdhën pas intervenimit të Policisë së Kosovës.

Këtu pala më e poshtëruar doli të jetë Crvena Zvezda, e cila u përdor si mjet për një qëllim të pakuptimtë të Federatës Serbe dhe instancave tjera qeveritare nga ky shtet i çuditshëm.

Imagjinojeni… kjo ndeshje u paralajmërua kohë më parë duke i dhënë kohë Policisë që dalëngadalë të përgatiste planin për ta kthyer prapa një klub tejet serioz siç është Crvena Zvezda.

Image may contain: 14 people, people smiling, people standing and outdoor

Rezultati ishte i ditur botërisht qysh kohë më parë, andaj është i çuditshëm fakti pse serbët vendosën ta poshtërojnë klubin e tyre më të madh të futbollit në këtë mënyrë.

Edhe fansat serbë po e drejtojnë gishtin e fajit dhe mllefosjen nga ana e gabuar, në fakt ata duhet të kërkojnë llogari e të merren me instancat e tyre shtetërore që t’ua shpjegojnë pse vendosën t’i poshtërojnë në këtë mënyrë.

Image may contain: 5 people, people smiling, people standing and outdoor

Një rrugë e gjatë dhe e pakuptimtë e përcjellur me një kapje për krahu dhe kthim prapa… pak kam njohuri nga politika si njohës i sportit, por dikujt duhet t’i ulet rroga ose të shkarkohet nga posti për metoda të dobëta, të pakuptimta dhe amatore politike.

Për t’u vënë në pikëpyetje është edhe intelekti i atyre fansave që kishin udhëtuar drejt pikës kufitare për t’u kthyer.

Nuk kërkojmë që ata të jenë gjeni dhe të marrin vesh shumë nga çështjet e tilla, por gjenialiteti është gjëja që më së paku kërkohet për ta kuptuar atë që do të ndodhte. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: