Dikur fajsonte Thaçin për vrasjen e vëllaut të tij, tani e lavdëron

Dikur fajsonte Thaçin për vrasjen e vëllaut të tij, tani e lavdëron

Në emisionin Zona B në Klan Kosova, ai ka thënë se Naim Kadriu, Agron Sylejmani dhe Avni Feta janë vrasësit e vëllau të tij, ndërsa tha se gruaja e Rexhep Selimit, Shqipja, e kishte rrahur atë dhe disa shokë të tij gjatë luftës.

Ai thotë se ende nuk e di se kush e ka dhënë urdhërin për vrasjen e vëllaut të tij, apo kush i kishte sjellur ata në Drenicë nga Llapi.

Më parë, në disa emisione ai kishte deklaruar se presidenti Thaçi e din se kush ia kishte vrarë vëllau, apo ndoshta e kishte vrarë ai. Por, pasi e kishte falur atë, Ymeri tha se e çmon lartë iniciativën e presidentit për hetimet e vrasjeve të kryera gjatë dhe pas luftës.

Në anën tjetër, djali i Haki Ymerit, ka qenë kundër bashkëpunimit të Ymerit me presidentin Thaçi.

 

Shpërndaje në: