Dikur shok skuadre me Neymarin, braziliani tash në prova te Prishtina

Dikur shok skuadre me Neymarin, braziliani tash në prova te Prishtina

Prishtina është duke i vazhduar përgatitjet për sezonin e ti, ku po punohet dy herë në ditë.

Klubi ka sjellë disa lojtarë të huaj që po testohet nga trajneri Mirel Josa, transmeton Periskopi.

I tillë është edhe braziliani Davi Ferrari, i cili si i ri në grupmosha ka pasur një karrierë të bujshme.

Ai ka luajtur për Fluminensen dhe Flamengon, ndërsa ishte tubuar edhe nga kombëtarja braziliane për të rinj.

Davi luan në pozitën e mesfushorit dhe pritet që së shpejtë të merret vendim për të, sikurse edhe për disa të tjerë që janë në prova.

Davi ka ardhur me rekomandimin e menaxherit Ben Ademi. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: