Dikush nga fansat gënjeu se rezultati në ndeshjen e Cityt u barazua në 3-3, shikoni festën “qesharake” të fansave të Liverpoolit

Dikush nga fansat gënjeu se rezultati në ndeshjen e Cityt u barazua në 3-3, shikoni festën “qesharake” të fansave të Liverpoolit

Ka përfunduar gjithçka në Premier League dhe Manchester City tashmë edhe zyrtarisht është kampion në Premier League.

Manchester City pas fitores kundër Aston Villës me rezultat 3-2 përsëri do të jetë kampion në elitën e futbollit anglez.

Një ndeshje e ‘çmendur’ u zhvillua sot në ‘Etihad Stadium’, aty ku skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola gjeti veten në disavantazh të dy golave por ishte Ilkay Gundogan me dy gola dhe Rodri që përmbyllën gjithçka.

Liverpool edhe përkundër fitores kundër Wolves me rezultat 3-1 duhet të ndahet e kënaqur këtë sezon me pozitën e dytë dhe të shpresoj të triumfoj në Ligën e Kampionëve kundër Real Madrid.

Në një moment gjatë ndeshjes Liverpool-Wolves, disa tifozë disinformuan turmën e pranishme në “Anfield”, kinse rezultati në “Etihad” ishte barazuar në 3-3 dhe festa kishte filluar, por vetëm pak sekonda më vonë, fansat e kuptuan se ishte vetëm një lajm i “rremë”.

Shpërndaje në: