Dikush nga Qeveria interesohet për ndërprerjen e rrymës, viziton ‘Bregun e Diellit’

Dikush nga Qeveria interesohet për ndërprerjen e rrymës,  viziton ‘Bregun e Diellit’

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, pas një ndërprerje 20 orëshe në disa lagje të Prishtinës, ka dal në terren.

Ai vëzhgoi nga afër punimet që po bëheshin në lagjen “Bregu i Diellit”.

Tahiri tha se ekipet punojnë maksimalisht që t’u kthehet energjia elektrike edhe pjesës së mbetur në këtë lagje.

Postimi:

Sapo përfundova një vizitë në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, ku pash nga afër angazhimin e punëtorëve të KEDS-it që kishin mobilizuar disa ekipe, të cilët së bashku me ekipet e KOSTT-it janë duke punuar në mënyrë që furnizimi me energji elektrike të kthehet në kohën më të shpejtë të mundshme.

Atje, ekipet më njoftuan që shumicës së Bregut të Diellit i është kthyer një pjesë e furnizimit me energji elektrike, derisa po punohet maksimalisht që t’u kthehet edhe pjesës së mbetur.

Në terren, ekipet teknike ishin duke punuar në mënyrë që furnizimi me energji të kthehet sa më parë.

Mbi100 mijë euro Gjakova shpënzon për fidane dhe drunjë dekorativ

Komuna e Gjakovës ka hapur një tender me përshkrimin “Furnizimi dhe mbjellja e fidaneve dhe drunjëve dekorativ”, shkruan IndeksOnline.

Për gjithë këtë, komuna ka planifikuar të shpenzojë 115 mijë euro.

Ndërsa, këtë tender e ka fituar fidanishtja “Garden” por me një cmim më të ulët.

Sipas njoftimit vlera e përgjithshme e kontratës është 107.295.00 euro.

Shpërndaje në: