“Dilni jashtë, tërmet 8 ballë”, thirrja që përhapi panik në Golem

“Dilni jashtë, tërmet 8 ballë”, thirrja që përhapi panik në Golem

Një 18 vjeçar është kapur në flagrancë duke bërë thirrje që përhapën panik tek banorët dhe pushuesit në Golem.

Policia sqaron se kanë nisur hetimet për 18-vjeçarin me iniciale G.A., i cili në Golem me një autoparlant ka bërë thirrje që të gjithë të dilnin jashtë se do të binte tërmet.

“Dilni jashtë, tërmet 8 ballë”, mësohet të ketë thënë disa herë i riu me autoparlant duke ngjallur panik tek banorët.

Për të riun materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”.

Shpërndaje në: