Dimal Basha i del kundër Kurtit për takimin me Jasharajn: Kurrë se kisha taku kurrë

Dimal Basha i del kundër Kurtit për takimin me Jasharajn: Kurrë se kisha taku kurrë

Dimal Basha nga LVV ka vazhduar ofendimet ndaj kreut të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj. Ai përveç se e ka quajtur Jasharajn analfabet funksional ka vazhduar duke thënë se nuk do ta takonte kurrë këtë të fundit. Edhe pse kryeministri Kosovës nesër do të këtë takim me Jasharajn.

Duke e komentuar këtë takim ai tha se personalisht nuk do ta takonte kurrë.

“Kurrë se kisha taku unë personalisht se ka qëllimin të fëmija ai e ka një dëshirë te vetme me shpërla figurën e tij tu ba foto me Kurtin. Mësusave me mujt ja kishmi dha 1 mijë euro ato pare nuk jemi tu i mbajtë për veti”, tha Basha.

Basha po ashtu tha se Jasharaj  nuk di të formulojë një medim të thjeshtë.

“Rrahman Jasharaj është analfabet funskional, nuk është në gjendje ta shkruajë një ese të thjeshtë, nuk di si ta shpjegoj. Ai thotë se jam kanë mësues, qysh mundesh me kanë mësues, kur nuk mundesh me formulu një mendim të vetëm, unë s’mendoj që ai di të shkruajë e as të mendojë”, ka thënë Basha në Prime Time.

 

Shpërndaje në: