Dimal Basha i thotë Haradinajt se i ka dy agregatë në shtëpi: Shihni reagimin e Ramushit

Dimal Basha i thotë Haradinajt se i ka dy agregatë në shtëpi: Shihni reagimin e Ramushit

Deputeti i VV-së,  Dimal Basha, njihet për deklarata shpeshherë kontraverse, dhe absurde. Sot gjatë debatit për shtrenjtimin e energjisë elektrike, pos akuzave të mëdha që hodhi në drejtim të opozitës, ai pati edhe një ankesë të çuditshme.

Gjatë fjalimit të tij, Basha u ankua se nuk ka agergat, dhe tha se shpeshherë mbetet në lift, dhe u ‘kap‘ me deputetin Ramush Haradinaj, të cilit i tha se me gjasë i ka 2 agergata.

‘‘Une si qytetare i kësaj Republike shpesh mbes në lift se nuk kam agergat, s’po besoj që të njejtin problem e ka zotëri Haradinaj, ai me gjasë 2 agergata te shtpia i ka‘‘, deklaroi deputeti kontravers Basha.

Më tutje, ai akuzoi opozitën për privatizimin e KEDS-in, ndërsa harroi që shefja e grupit parlamentar të VV-së ka udhëhequr me privatizimin.

 

Shpërndaje në: