Dinamo demolon Wolfsberger: Lirim Kastrati luajti për 90 minuta, kjo është nota e tij

Dinamo demolon Wolfsberger: Lirim Kastrati luajti për 90 minuta, kjo është nota e tij

Dinamo Zagrebi ka demoluar skuadrën austriake, Wolfsberger AC me rezultat 3-0, në ndeshjen e vlefshme për Europa League.

Golat Majer 60′, Petkovic 75′ dhe Ivanusec 90+4′ ia siguruan fitoren kroatëve, shkruan Periskopi.

Futbollisti shqiptar nga Maqedonia, Arijan Ademi kontriboi me dy asistime në këtë përballje, teksa ylli i Kombëtares së Kosovës, Lirim Kastrati luajti për 90 minuta.

Kastrati u vlerësua me notën 6.7 nga ‘Whoscored’, teksa lojtari i ndeshjes u shpall Ademi, duke marrë vlerësimin 8.9. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: