Dinamo Zagrebi lartëson Kosovën pas kualifikimit në Europa League: Vendos flamurin në zhveshtore

Dinamo Zagrebi lartëson Kosovën pas kualifikimit në Europa League: Vendos flamurin në zhveshtore

Skuadra e Dinamo Zagreb ka siguruar kualifikimin në 1/8 e finales së Europa League.

Skuadra kroate siguroi kualifikimin pasi mundën skuadrën ruse, Krasnodar.

Dinamo Zagreb fitoi ndeshjen me rezultatin 1-0, me golin e Orsic në min (31′) dhe me rezultatin përfundimtar në të dyja ndeshjet 3-2.

Këtë ndeshje, Lirim Kastrati qëndroi në bankën rezervë, por kjo nuk do të thotë që klubi kroat ka probleme me kosovarin.

Në fakt është e kundërta, pasi që në festën e kualifikimit pas ndeshjes, Dinamo Zagrebi kishte vënë flamurin e Kosovës afër flamujve të tjerë si shenjë respekti.

Afër aty ishte edhe flamuri i Maqedonisë, shkaku i Arjan Ademit i cili është reprezentues i Kombëtares maqedonase.

Shpërndaje në: