Dinari ilegal në Kosovë, sfidon shtetin dhe Euron legale

Dinari ilegal në Kosovë, sfidon shtetin dhe Euron legale

Kosova ka 15 vjet që është i pavarur e sovran. Euro është valuta e vetme zyrtare në Kosovë. Por dinari i Serbisë vazhdon të jetë prezent në Kosovë, përkatësisht në komunat me shumicë serbe.

Por nga vjen kjo valutë dhe me çfarë sistemi operojnë ato banka që për valutë përdorin dinarin e Serbisë?

Redaksia e emisioneve hulumtuese e RTK-së, “Udhëve” ka konfirmuar qarkullimin e valutës serbe përmes linjave bankare të Serbisë në Kosovë.

Videot e siguruara të qytetarëve tek nxjerrin dinarë nga bankomatët tek Banka Komerciale e konfirmojnë lehtësisht se monedha ilegale serbe përdoret në Kosovë.

Kushtetuta e Kosovës përcakton qartë në nenin 11 se në Republikën e Kosovës si mjet i vlefshëm pagese përdoret një valutë e vetme. Valuta që përdoret në Kosovë është euro.

Shpërndaje në: