Diola Dosti: Ju ia kthyet tumorin Adrianës, të gjithë ju që vollët vrer për vendimet e saj, sot mos i uroni shërim të shpejtë

Periskopi.com Showbiz

Lajmi se aktores dhe deputetes, Adriana Matoshi i është rikthyer tumori në kokë i ka tronditur të gjithë.

Blogerja dhe nutricionistja Diola Dosti, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se stresi ndikon në krijimin dhe shumimin e qelizave kancerogjeve.

“Një fjalë me energji të keqe=ndryshim i strukturës molekulare të ujit. E ne jemi 70% ujë. Nuk është filozofi, por shkencë. Kërkoni dr. Emoto ose dr. Kroplin dhe binduni. Stresi ndikon në krijimin dhe shumimin e qelizave kancerogjene”, ka shkruar Dosti.

Këtë studim ajo e lidhi me sulmet e shumta që aktorja Matoshi kishte marrë nga opinioni për jetën e saj personale.

Diola Dosti theksoi se ata që kanë vjellë vrer në drejtim të Adrianës janë përgjgegjës për rikthimin e tumorit në kokën e saj.

“Të gjithë ju që keni vjellë vrer mbi vendimet dhe lumturinë e Adriana Matoshi] , sot jeni përgjegjës para rikthimit të tumorit në hipofizë të saj. Jeni përgjegjës për çdo ndryshim në strukturën e atomeve në trurin e Adrianës.

“Me cilën të drejtë paragjykoni? Ç’ju duhet juve mosha dhe ngjyra e dashurisë së Adrianës? Apo jeni aq të mbyllur në burgjet tuaja, s’shkoni dot as tek prindërit pa marrë leje dhe hajde ta shajmë dikë që nuk bën kompromis me testikujt për të qenë vetja!!”, u shpreh blogerja.

Ajo potencoi se paragjykimi nuk ndryshon botën, ama kancere mund të shkaktojë!

“Si ndiheni tani? Mos më thoni që do i uroni shërim të shpejtë, sepse ju kontribuuat në sëmundjen e saj. Ju ishit minjtë mentalë të Adrianës! Paçi jetën tuaj siç keni zemrën! D.m.th skëterrë! Adriana Matoshi të lutem kthehu dhe vazhdo të na frymëzosh! E ju të tjerët që s’latë koment fyes pa bërë, Karma sapo mbaroi gotën e verës!”, përfundoi Diola Dosti.
Më shumë nga interneti”, shkruan ajo.