Disa mënyra të shpejta për të shpëtuar nga dhimbja e sikletshme e fytit

Periskopi.com Zoya

Jemi zyrtarisht në sezonin e fytit të skuqur, prandaj mbani shënime!!

Anti-inflamatorët

Një nga trajtimet më efektive për dhembjen e fytit mund të jetë tashmë në sirtarin tuaj të barnave. Këto ilaçe kanë një kombinim anti-inflamator dhe pakësues dhembjesh kështu që do t’ju bëjnë të ndiheni më mirë dhe gjithashtu do të reduktojnë pak enjtjen që shkaktohet nga acarimi i fytit.

Gargarë me ujë të kripur

Shumë studime kanë treguar se të bërit gargarë disa herë në ditë me ujë të vakët me kripë, ndihmon në uljen e enjtjes që vjen me acarimin e grykës si dhe ndihmon në hollimin e mukusit, çka ndihmon në nxjerrjen jashtë të bakterieve dhe irritantëve. Doktorët sugjerojnë të tresni një gjysmë luge çaji kripë në një gotë ujë. Nëse shija e kripur është e padurueshme provoni të shtoni shumë pak mjalt për ta ëmbëlsuar sado pak. Vetëm mos harroni ta pështyni përbërjen në fund.

Karamelet për grykën

Përtypja e karameleve shkakton prodhim të pështymës që ndihmon për mbajtjen e fytit të lagësht. Për të shtuar efektet zgjidhni marka me ingredientë freskues si mentja ose eukalipti.

Shurupi për kollën

Edhe nëse (ende) nuk keni kollë, këto shurupe të cilat jepen pa recetë, ndihmojnë në pakësimin e dhembjes.

Lëngjet

Duhet të pini ujë mjafteshëm që urina juaj të jetë në ngjyrë të verdhë shumë të çelët ose pa ngjyrë fare. Kjo ndihmon që të mbani të lagështa membranat e mukusit që të jenë të afta të luftojnë irritantët e ndryshëm që shkaktojnë sëmundjet. Uji funksionon gjithnjë, por mund edhe të pini diçka më të ëmbël si lëngje frutash me pak ujë të shtuar ose edhe të kripura si lëngu i mishit të pulës.

Çaji

U mërzitët me ujin? Një filxhani çaji të ngrohtë bimor jep efekte të menjëhershme tek gryka e irrituar. Për të shtuar efektet, provoni të shtoni një lugë mjaltë. Vetitë antibakteriale të mjaltit mund të kontribuojnë në një shërim më të shpejtë.

Supa me pulë

Një ilaç i lashtë për kurimin e ftohjes, supa me pulë mund të qetësojë edhe dhembjen e grykës. Gjithashtu një përfitim tjetër është se kur kemi një grykë të irrituar e të enjtur, ngrënja është e vështirë. Ushqime të lëngshme si supa kalojnë më tjeshtë dhe na sigurojnë vlerat e duhura për të na ndihmuar të luftojmë sëmundjen.

Pushimi

Mund të mos jetë metoda më e shpejtë, por pushimi është gjëja më e mirë që mund të bësh për të luftuar infeksionin që ka shkaktuar dhembjen e grykës. Pushimi i duhur ndihmon në një shërim më të shpejtë.

Antibiotikët

Në gati 10% të rasteve, dhembja e fytit lidhet me një infeksion të quajtur Streptococcus pyogenes. Në qoftë se, VETËM Nëse diagnostikoheni me këtë infeksion ose ndonjë të ngjashëm, mjeku mund t’ju rekomandojë përdorimin e antibiotikëve. Gjithnjë përdorini të gjitha kokrrat edhe nese ndiheni mirë përpara se ti mbaroni ato.

Shpërndaje në: