Disa nxënës të pakicave ndahen nga shokët në Festën e Abetares, reagon Ministri Krasniqi

Periskopi.com Lajme

Ministri në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka reaguar pasi një raportimi se nxënësit e komuniteteve janë lënë anash në festën e Abetares në Karagaç të Pejës.

Krasniqi përmes një shkrimi në Facebook tha se ndihet i shqetësuar për rastin.

Ai tha se ka kontaktuar me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, ku është njoftuar se rasti është duke u trajtuar.

“Ndihem i shqetësuar shumë për rastin e sotëm ku nxënësit e komuniteteve janë lënë anash në festën e Abetares, në një organizim në Pejë.  Si ministër, si qytetar i këtij komuniteti dhe si qytetar i Republikës së Kosovës, përveçse e dënoj ashpër këtë gjest, ftoj institucionet që të thirren në përgjegjësi personat kompetent, të cilët e kanë bërë këtë gjest të rëndë.

Nga Ministrja Arbërie Nagavci u njoftova se janë duke e trajtuar rastin në mënyrë që të kuptohet e vërteta dhe se në shkollat tona s’ka hapësirë për diskriminim e pabarazi. Faleminderit mediave për senzibilizimin dhe raportimin e këtyre veprimeve të patolerusheme. Dhe njëherë ju drejtohem me thirrjen se përdorimi i termit ‘RAE’ është joadekuat dhe ofendues”, shkroi Krasniqi në Facebook.