Disa sekrete se si ta bëni lidhjen në distancë të funksionojë për një kohë të gjatë

Disa sekrete se si ta bëni lidhjen në distancë të funksionojë për një kohë të gjatë

Për çiftet që krijimi i një martese të lumtur është punë e vështirë dhe plot sfida që ata duhet t’i kapërcejnë. Çiftet që duhet të përballen me sfidën e mbajtjes së një lidhjeje  në distancë, kalojnë një nga pengesat më të vështira për t’u kapërcyer në marrëdhënien e tyre.

Është vlerësuar në një studim të vitit 2017 nga Instituti Statistikor i Kërkimeve të Trurit se 3.75 milionë martesa janë në distancë. Dhe sipas Qendrës për Studimin e Marrëdhënieve në Distanca të Largta, numri i martesave në distancë është në rritje për shkak të rritjes së udhëtimeve për punë apo njohjeve në internet.

Kjo ndjenjë shkëputjeje duhet të trajtohet çdo ditë, e cila mund të jetë mjaft sfiduese për çiftet.

Këtu janë 6 mënyra për ta bërë martesën tuaj në distancë të funksionojë:

1.Teknologjia difektoze mund të shndërrohet në aleate.

Nëse perdorni WhatsApp-in ose FaceTime, ajo lidhja acaruese e internetit që shkakton problem dhe ndërpret bisedën, ju jep kohë që të fokusoheni dhe të shikoni më imtësisht shprehjet e fytyrës ose tonin e zërit të partnerit tuaj. Kjo rritje e fokusimit bën të mundur që komunikimi të bëhet më efektiv, shpjegojne studiuesit. Për të thyer monotoninë disa studime sygjerojnë kryerjen e aktiviteteve të ndryshme virtuale- si përshembull, mund të gatuani bashkë.

2. Elemente pikantë!

Këtu shkencëtarët kanë parasysh seks nëpërmjet  telefonit, letra apo video erotike. Seksi është një element shumë i rëndësishëm në çdo marrëdhënie dhe lojëra të tilla e mbajnë gjallë edhe lidhjen fizike mes jush.

4. Zhvilloni takime të vërteta, një herë në kaq kohë.

Sa më shumë kohë të qëndroni larg njëri-tjetrit, aq më shumë mundësi ka të idealizohet marrëdhënie dhe padashje krijohet ideja e një imazhi perfekt të partnerit. Më e mira nëse jetoni larg njëri-tjetrit është të takoheni të paktën 1 herë në 3 muaj.

5. Mendoni afatgjatë.

Të dy partnerët duhet të jenë të sigurt që plani afatgjatë është jetesa bashkë, pak rëndësi ka nëse kjo do të ndodhë pas disa muajsh apo disa vitesh. Niveli i sigurisë që ju të dy ndjeni për vazhdimësinë e lidhjes është element shumë i rëndësishëm.

6. Kujdes qëndrimin!

Që një lidhje në distancë të funksionojë, ti dhe partneri yt duhet të jeni të bindur që lidhja mund të fuksionojë. Pra, duhet ta doni atë marrëdhënie pa kushte. Kur çiftet kanë dyshime për vlefshmerinë e marrëdhënies së krijuar, gjasat që kjo marrëdhënie do të jetë e sukseshme ulen.

Shpërndaje në: