Lirohet një pjesë e rrugës në Mushtisht, pritet ardhja e serbëve
Pas një përleshjeje disa minutëshe mes forcave policore dhe protestuesve në Mushtishtë, ku pati të lënduar e të arrestuar, duket se gjendja është qetësuar paksa.
KTV raporton se momentalisht është hapur njëra korsi e rrugës së bllokuar nga protestuesit, ndërsa pritet edhe ardhja e serbëve.
***
Si pasojë e përleshjes mes protestuesve e forcave policore, mësohet se ka disa të arrestuar në protestën në Mushtisht të Suharekës, raporton Koha.net.
Ndërkaq, mësohet edhe për një polic të lënduar.



