Distanca e maskat askund në ‘Viva Fresh’ të Fushë-Kosovës (Foto)

Distanca e maskat askund në ‘Viva Fresh’ të Fushë-Kosovës (Foto)

Përderisa po vazhdon gjendja alarmante me pandeminë, qytetarët po vazhdojnë të mos respektojnë rekomandimet të cilat ulin rrezikun për infektim me koronavirus.

Distanca e cila është masa elementare, nuk po respektohet nëpër marketet e Kosovës. Periskopi ka siguruar pamje ku shihet sonte se si në marketin ‘Viva Fresh Store’’ në Fushë Kosovë konsumatorët nuk mbajnë distancë.

Arkëtarja e marketit po pret njerëz me radhë, ndërkohë që një pjesë e tyre duket të jenë edhe pa maska.

Kujtojmë që në javët e fundit numri i rasteve me koronavirus është rritur dukshëm./PERISKOPI/

 

 

Shpërndaje në: