Distria Krasniqi e jashtëzakonshme në Budapest, fiton me Ippon dhe vazhdon tutje

Distria Krasniqi e jashtëzakonshme në Budapest, fiton me Ippon dhe vazhdon tutje

Ashtu edhe siç pritej, Distria Krasniqi ka kaluar në raundin tjetër në kategorinë deri në 48 kg në Grand Slamin e Xhudos që po mbahet në Hungari.

Xhudistja jonë ka arritur që të mposht vendasen Eva Csernoviczki, me Ippon.

Distrias iu deshen vetëm dy minuta luftë, për të hedhur në tokë kundërshtaren.

Në raundin tjetër, Distria do të takohet me fituesen e sfidës Nikolic (serbe) – Boukli (franceze).

Shpërndaje në: