Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në Kampionatin Evropian

Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në Kampionatin Evropian

Distria Krasniqi ka fituar përballjen në finale me ukrainasen Daria Bilodid pa u ndeshur fare, pasi kjo e fundit pësoi një lëndim.

Distria arriti në finale duke mposhtur në çerekfinale, izraeliten, Shira Rishony dhe në gjysmëfinale triumfoi ndaj ruses, Sabina Giliazova.

Në finale, Krasnqi pati duel me ukrainasen, Daria Bilodid.

Krasniqi fitoi duelin me IPPON pasi ukrainasja Bilodid u lëndua dhe nuk mundi të paraqitej në finale.

Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë në kategorinë -48 kg.

Shpërndaje në: