Distria Krasniqi ka fituar para të majme pas triumfit në Grand Slamin e Hungarisë – kjo është shuma

Distria Krasniqi ka fituar para të majme pas triumfit në Grand Slamin e Hungarisë – kjo është shuma

Distria Krasniqi ka arritur triumfin e jashtëzakonshëm në Grand Slamin e Hungarisë, duke fituar medaljen e artë.

Ajo në finale 1-0 me vazari mposhti kampionen Olimpike, Paula Pareto për t’u shpallur kampione, shkruan Periskopi.

Vec lavdatave e nderimeve të jashtëzakonshme, Krasniqi do të fitojë edhe një shumë të majme.

Periskopi mëson se shpërblimi për fituesen e të artës është plot 91 mijë euro, ndërsa për vendin e dytë është 50 mijë euro.

Shpresojmë që kësaj shume t’i shtohet edhe një tjetër e konsiderueshme nga qeveria e Kosovës për këtë sukses. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: