Distria Krasniqi rrëmben medalje në Japoni

Distria Krasniqi rrëmben medalje në Japoni

Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të Xhudos 2019 në Japoni – pasi e mposhti Laura Martinez Abelendan në luftë për këtë çmim të dielën – e cila është e para për të në një kampionat botëror.

Krasniqi, e cila e humbi mundësinë për t’u bërë kampione bote pasi u mposht në gjysmëfinale, megjithatë u përkujdes ta shfrytëzojë mundësinë e dytë dhe të fundit për medalje dhe ia doli t’ia sjellë Kosovës të bronztën në kategorinë deri në -48 kilogramë

Shpërndaje në: