Dita e dytë e gjyqit të Depp: Ish-gruaja ime është shtrigë

Dita e dytë e gjyqit të Depp: Ish-gruaja ime është shtrigë

Në ditën e dytë të gjyqit ku ylli i Hollywood, Johny Depp akuzon për shpifje mediat dhe ish-gruan e tij Amber Heard, u tha se në një prej mesazheve për shokun e tij Paul Bettany, Depp thoshte se mund të kryente marrëdhënie “me trupin e vdekur të Amber”.

Në të tjera mesazhe të rënda të lexuara në gjykatën e lartë të Londrës thuhej se aktori 57-vjeçar përmendte me shaka djegien apo mbytjen e Amber Heard, kur ajo e kërcënoi se do ta padiste për konsumin e drogave dhe alkoolit.

Depp është duke paditur të përditshmen britanike “The Sun” e cila e ka quajtur “rrahës i grave” në një titull të vitit 2018.

Disa prej akuzave sensacionale të seancës së sotme ishin:

Johnny Depp ka qëlluar me shuplakë tre herë Amber Heard kur ajo u tall me tatuazhin e tij ‘Wino Forever’, të cilin aktori e kishte ndryshuar pas ndarjes me Winona Rider

  • Depp thithte viza kokaine kur duhet të ishte duke bërë një dokumentar për Keith Richards
  • Depp tha se Heard merrte kokainë duke e “fërkuar te mishrat e dhëmbëve”
  • Depp dhe Heard përmendnin në mesazhet mes tyre një libër të quajtur ‘Disco Bloodbath’ dhe thonin me shaka se ishte njësoj me një natë të dhunshme mes tyre
  • Depp tha se Heard e ka goditur disa herë pas një sherri mbi ish-të dashurin e saj, Tasya van Ree
  • Depp akuzohet se ishte i fiksuar me idenë se Heard kishte ende lidhje me artistin
  • Aktori akuzohet se u tërbua në një episod xhelozie kur një shok i Heard “e preku seksualisht”

Depp po vazhdon të japë provat e tij në ditën e dytë të gjyqit.

Një nga tekstet lexonte: “Le ta djegim Amber.” Miku i tij Bettany përgjigjet: “Nuk mendoj se duhet ta djegim. Ajo është shoqëri e mirë dhe e pashme. Nuk jam i sigurt se është shtrigë. Le të bëjmë fillimisht testin e mbytjes. PS: Unë kam një pishinë.”

Një nga pretendimet më të rënda ishte akuza se Depp ka qëlluar Heard tre herë me pëllëmbë pasi ajo e talli për tatuazhin a tij “Wino forever”. Tatuazhi origjinal lexonte “Winona Forever” – por Depp e ndryshoi në “Wino Forever” pas ndarjes me aktoren./tch

 

Shpërndaje në: