Dita e gjashtë e Kampionatit Botëror, do të zhvillohen katër ndeshje të rëndësishme

Dita e gjashtë e Kampionatit Botëror, do të zhvillohen katër ndeshje të rëndësishme

Tashmë kemi hyrë në ditën e gjashtë të Kampionatit Botëror, i cili po mbahet në shtetin e Katarit. Këtë të premte (sot), do të luhen katër ndeshje në kuadër të grupit A dhe B.

Loja e parë do të zhvillohet në orën 11:00 ku do të përballen Wales dhe Irani. Kombëtarja e Iranit, aktualisht nuk e ka asnjë pikë për shkak të humbjes nga kombëtarja e Anglisë, kurse Wales, e ka vetëm një pikë për shkak të barazimit me ShBA-në.

Aktualisht këtë grup e kryeson Anglia me tri pikë të fituara.

Në ora 14:00, do të luajë nikoqiri i këtij kampionati, Katari me Senegalin. Të dyja ekipet i kanë nga zero pikë dhe radhiten në fundin e grupit.

Po ashtu, në grupin A, do të luajë Holanda me Ekuadorin, të dyja këto kombëtare i kanë nga tre pikë, dhe do të luftojnë për kryesimin e grupit A.

Kurse loja e fundit e ditës së premte, do të luhet në mes të ShBA-së dhe Anglisë.  Anglia aktualisht është në krye të grupit B, me tri pikë, kurse ShBA e ka vetëm një.

Shpërndaje në: