Dita e ndeshjes: Kosova luan për herë të fundit këtë vit në ‘Fadil Vokrri’, synon tri pikët ndaj Gjeorgjisë

Dita e ndeshjes: Kosova luan për herë të fundit këtë vit në ‘Fadil Vokrri’, synon tri pikët ndaj Gjeorgjisë

Kombëtarja e Kosovës në futboll luan sonte ndeshjen e fundit në ‘Fadil Vokrri’, në kuadër të kualifikueseve të botërorit për Katar 2022.

Dardanët synojnë tri pikët ndaj Gjeorgjisë, një kundërshtari që e mposhtën po në këto kualifikuese, në udhëtim, shkruan Periskopi.

Kosova vjen në këtë ndeshje pas një humbjeje ndaj Suedisë, por synon që para tifozëve ta mbyllë me fitore këtë kampanjë jo edhe aq të mirë.

Me katër pikë në grup, Kosova synon të blindojë së paku pozitën para Gjeorgjisë, kurse mysafirët kanë grumbulluar vetëm një pikë deri më tani.

Gjyqtari në këtë takim do të jetë polaku Raczkowski. /Periskopi/

Shpërndaje në: