DITA Rr: Kurti me Sindikalistët qe një orë e gjysmë në takim – ende s’dihet asgjë

DITA Rr: Kurti me Sindikalistët qe një orë e gjysmë në takim – ende s’dihet asgjë

Në javën e tretë të grevës, kryeministri Albin Kurti ka lëshuar pe ndaj kërkesës së grevistëve më në krye zotin Rrahman Jasharaj për një takim, për dialog.

Kështu, Këshilli Grevist i prirë nga z.Jasharaj, ka thuajse një orë e gjysmë që kanë hyrë në takim me kryeministrin Kurti në zyrën e këtij të fundit.

Duke qenë se prej tri javësh, fëmijët tonë nuk janë në shkollë dhe duke marrë parasysh përplasjet e vazhdueshme Sindikatë – Qeveri, përfundimi i takimit po pritet me kureshtje të madhe, sidomos në deskun tonë të gazetarëve – dhe ne shpresojmë që ky takim të sjell një vendim në favor të hapjes së shkollave.

Sindikata e arsimit kërkon rritje të pagës për 100 euro.

Gjatë këtyre tri javëve, kishte akuza e kundër-akuza Qeveri – Sindikatë. E para, nuk po i takonte sindikalistët derisa këta kërkonin veç një takim.

Lajmi do të përditësohet në përfundim të takimit.

Shpërndaje në: