Ditë e frytshme për futbolldashësit, pesë super derbi luhen sot

Ditë e frytshme për futbolldashësit, pesë super derbi luhen sot

Pesë super derbi evropianë do të zhvillohen sot në ligat më të forta evropiane, secili më interesant se tjetri.

Gjithçka do të fillojë me derbin më të madh në botë, El Clasicon e famshme, Barcelona – Real Madrid. Kjo do të jetë El Clasico e parë që prej largimit të Messit nga Barcelona dhe Sergio Ramosit nga Real Madridi. Sfida nis nga ora 16:15 dhe zhvillohet në “Camp Nou”.

Një orë e `15 minuta më pas, në ishull luhet derbi i vjetër mes Manchester United dhe Liverpoolit, shkruan Express.

“Teatri i Ëndrrave” do të jetë dëshmitar i një derbi të vërtetë që çdoherë ka sjellë emocione, e sidomos këtë herë, pasi të dy ekipet po luftojnë për titull.

Nga ora `18:00 në elitën e futbollit italian, Serie A zhvillohet një ndeshje interesante që pritet të jetë e zjarrtë. Pas humbjes së thelë `në Evropë, Roma do ta kërkojë këndelljen ndaj Napolit që i ka të gjitha fitore pas tetë xhirove të para.

Ora 20:45 do t’i sjellë dy derbi, një në Itali e një në Francë. Interi do ta presë Juventusin në Serie A, teksa në Ligue 1, PSG i shkon Marseilles.

Shpërndaje në: