Ditë e rëndë për futbollin: Manchester Cityt i hiqet dënimi prej 2 vitesh mos-pjesëmarrje në Champions League

Ditë e rëndë për futbollin: Manchester Cityt i hiqet dënimi prej 2 vitesh mos-pjesëmarrje në Champions League

Duket se ndikimi i politikës në futboll tashmë është tepër i lartë. Kjo pasi që Gjykata e Arbitrazhit Sportiv i ka dhënë të drejtë Manchester Cityt që të luajë në Champions League vitin e ardhshëm duke e përmbysur ndalesën dyvjeçare që e kishte pasur.

Në një ditë që do të ketë pasoja të shkallës së lartë për futbollin evropian, trupi qeverisës i UEFA-s pësoi humbje historike që në mënyrë të pakthyeshme pritet të dëmtojë rregullat e saj të Fair Play-it financiar.

Megjithatë, Cityt do të duhet që të paguajë një gjobë prej 10 milionë eurosh për dështimin që të bashkëpunonte me UEFA-n, shkruan Independent, përkthen Periskopi.

City kishte mohuar çdo akuzë dhe kishte ngulmuar se do të shfajësoheshin nga Arbitrazhi.

Ky klub ishte dënuar fillimisht me dy vjet largim nga garat evropiane dhe 30 milionë euro gjobë në muajin shkurt pasi u shpallën fajtor për “thyerje serioze” të rregullave të Fair Playit financiar. /Periskopi

Shpërndaje në: