Ditë e mirë për Barcelonën – tri pikë ndaj Levante, Fati rikthehet me gol dhe shkëlqejnë talentët e ‘La Masia’

Ditë e mirë për Barcelonën – tri pikë ndaj Levante, Fati rikthehet me gol dhe shkëlqejnë talentët e ‘La Masia’

E diela po del të jetë një ditë e mirë për tifozët e skuadrës së Barcelonës.

Barcelona ka shënuar një fitore të lehtë ndaj Levantes në ‘Camp Nou’, me rezultatin 3:0, shkruan Periskopi.

Në këtë ndeshje kanë shkëlqyer edhe lojtarët e rinj të dalë nga ‘La Masia’. 7 nga lojtarët sot ishin prodhim i akademisë së Barcelonës, me vëmendjen që morën më shumë Gavi, Nico e Puig.

Barcelona zhbllokoi herët sfidën ndaj Levante, duke shënuar qysh në minutën e 6’ me Memphis Depay, i cili ktheu në gol një penallti vet të fituar.

Rezultatin e dyfishoi Luuk De Jong në minutën 14’, dhe me këtë gol u vulos fati i  pjesës së parë. Në pjesën e mbetur të lojës, Barcelona administroi duke shëtitur topin nëpër fushë, derisa erdhi në fushë Ansu Fati pas një mungese të gjatë.

Fati, numri 10 i ri i Barcelonës arriti që të shënonte gol në minutën e 91′, për rezultatin final 3:0.

Barcelona tani shkon në kuotën e 12 pikëve, me gjashtë ndeshje të luajtura, kurse Levante mbetet me katër pikë në shtatë ndeshje. /Periskopi/

Shpërndaje në: