”Ditën kur liberalizohen vizat, institucionet e Kosovës të kërkojnë falje për mbajtjen peng për kaq vite”

”Ditën kur liberalizohen vizat, institucionet e Kosovës të kërkojnë falje për mbajtjen peng për kaq vite”

Mimoza Ahmetaj, ish-ministre e Integrimeve Evropiane të Kosovës, ka thënë që apeluar tek institucionet e Kosovës, që ditën kur të liberalizohen vizat të kërkojnë falje sipas saj, për mbajtjen peng për kaq vite për këtë çështje për qytetarët e Kosovës.

Ahmetaj në Edicionin Special në Klan Kosova, tha që qeveria aktuale nuk mund t’ia atribuojë këtë kontribut vetes, pasi sipas saj, e gjithë puna për plotësimin e kritereve për liberalizimin e vizave, është përmbushur në vitet e kaluara.

“Do të bëja apel te qeveria dhe institucionet  e Kosovës dhe do të kërkoja nga ata që në ditën kur institucionet  e BE-së do ta konfirmojnë liberalizimin e vizave, të kërkojnë falje para qytetarëve të Kosovës për mbajtjen peng për kaq vite – për çështje mediokre që qytetarët e Kosovës të mos lëvizin lirshëm”.

“Në kohën kur ne e kemi marrë dritën e gjelbër nga komisioni dhe nga Parlamenti Evropian, kemi qenë në grup së bashku me Gjeorgjinë dhe Ukrainën. Kaq vite pas, këto shtete lëvizin lirshëm ndërsa ne kemi mbetur peng pikërisht nga udhëheqësit e tanishëm politik, të cilët për çështje personale dhe për çështjen e të bërit politika mediokre, i kanë mbajtur qytetarët e izoluar”, ka thënë ajo.

Shpërndaje në: