Ditët e fundit të qershorit me temperatura edhe deri në 35 gradë

Ditët e fundit të qershorit me temperatura edhe deri në 35 gradë

Një valë e nxehtësisë do të përshkojë ditët e fundit të muajit qershor në vendin tonë. Kryesisht me diell e temperatura maksimale edhe deri në 35C.

Kështu ka njoftuar Prishtina Ëeather, ku theksohet se në përgjithësi paraqiten kushte për më shumë kthjelllime e diell, mirëpo që orëve të pasdites do të ketë zhvillime të vransirave lokale, që edhe mund të japin kushte për rrebeshe e bubullima, me më gjasë ditën e enjte dhe të premte.

“Temperaturat maksimale lokalisht mund të arrinë në 35C apo edhe 36C. Indeksi i rrezeve ultraviolete do të jetë kryesisht në vlera shumë të larta, kështuqë rekomandohet t’i shmangemi ekspozimit më të gjatë në diell orëve të mesditës. 27.06 – Nxehtë, kryesisht me diell. 28.06 – Kryesisht me diell dhe nxetë. Pasdite zhvillime të vransirave, që përreth viseve malore, mund të japin kushte për rrebeshe afatshkurta me bubullima. 29.06 – Nxehtë e kryesisht me diell. 30.06 – Kryesisht me diell dhe më nxehtë. Pasdite mundësi për zhvillime të rrebesheve me bubullima. 1.07 – Mbetet nxehtë e kryesisht me diell. Orëve të pasdites mundësi për rrebeshe e bubullima. Temperaturat në rritje. Minimalet luhaten ndërmjet 15C e 20C, e maksimalet shënojnë rritje nga 30C deri në 34C ditën e enjte, që lokalisht mund të kapin vlera edhe prej 35 dhe 36C”, thuhet në njofitm.

Shpërndaje në: