Dizajneri i njohur vdiq dhe u raportua se e theri gruan e tij: Çka dihet deri tani nga ngjarja tragjike tek rruga “B”

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pasdite në rrugën “B”, në Prishtinë, ku një 34 vjeçar mbeti i vdekur pasi nuk i përballoi plagëve të marra. Ndërkohë në media u raportuar se fillimisht viktima tani i ndjerë e kishte lënduar gruan e tij me mjet të mpreht (thikë) , shkruan Periskopi.
Lajmin e konfirmoi për Periskopin menjëherë edhe Policia e Kosovës, të cilët thanë se kanë nisur hetimet për rastin.
“Rreth orës 15:00 është raportuar për dy persona të lënduar në një ndërtesë në rrugën “B” në Prishtinë. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes duke filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave të rastit. Në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e njërit prej personave të lënduar, mashkull, 34 vjeç, ndërsa e lënduara femër, 30 vjeçare është dërguar për tretman mjekësor. Mbështetur në të dhënat fillestare, dyshohet se personat kanë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë, dyshohet thikë. Hetuesit policor po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura hetimore që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes”, thanë nga Policia.
Ndërkohë janë zbuluar edhe identitetet e burrit dhe gruas dhe të dy janë figura të njohura për publikun.
Festim Isufi i cili mbeti i vdekur është dizajner i modës, ndërsa gruaja e tij Rina Maloku është tiktokere mjaftë aktive.
Kujtojmë se Rina Maloku fillimisht kishte marr ndihmën e parë në një ordinancë dentare, tek e cila kishte shkuar vetë.
Ndërsa Prokuroria Themelore në Prishtinë ka lëshura në njoftim për media, nga ku konfirmuan se trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me njësitet relevante të Policisë së Kosovës, dhe ka urdhëruar ndërmarrjen e veprimeve të menjëhershme hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”.
“Lidhur me këtë rast, Prokuroria ka iniciuar procedurë penale me kallëzim penal si ‘’Hetim mbi vdekjen’’,për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarje”, thuhej në njoftim.
Për vdekjen e Festim Isufit reaguan personazhe nga politika dhe bota e modës./PERISKOPI