Djali i George Soros publikon foto nga takimi me kryeministrin Albin Kurti

Djali i George Soros publikon foto nga takimi me kryeministrin Albin Kurti

Pas publikimit të fotos me Ramën, djali i multimiliarderit dhe filantropit George Soros ka publikuar foto nga takimi në Francë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe bashkëshorten e tij.

Ka qenë vetë Alex Soros që ka publikuar një foto nga takimi ku ndodhen dhe dy miq të përbashkët. Ai shpreh kënaqësinë për këtë takim.

“I lumtur të takoj kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Paris në Forumin e Paqes në Paris dhe të kemi një ribashkim të këndshëm me miqtë tanë të përbashkëta prej shumë kohësh Laura Silber dhe ekonomistin fitues të çmimit Nobel, Joseph Stiglitz!”, shkruan Alex Soros. Kurti mban para vetes librin e Stiglitz “Great Divide”.

Po kështu, Alex Soros është takuar në Paris edhe me kryeministrin Edi Rama, të cilin e quan vëlla.

“Vëllezërit në Elysee. Një darkë speciale në Forumin e Paqes”, shkruante Alex Soros, përbri fotos me Ramën.

Shpërndaje në: