Djali i Hysni Gucatit: Dënimi më shumë politik sesa juridik

Djali i Hysni Gucatit: Dënimi më shumë politik sesa juridik

Musli Gucati i biri i kreut të OVL të UÇK-së, Hysni Gucatit, ka thënë se Aktgjykimi i shpallur nga Gjykata Speciale ndaj babait të tij ishte më shumë vendim politik sesa juridik, shkruan Periskopi.

“Vendimi ishte më shumë si një vendim politik sesa si një vendim juridik, sepse nuk mendoj se duhet të dënohet si vepër kriminale nëse ti i shërben vlerat e kombit tënd, sic është UÇK. Kanë ditë me i shërby atdheut në kohët më të vështira, por edhe pasluftës”, tha Musli Gucati në Debat Plus.

Ai ka treguar edhe gjendjen e dy krerëve të OVL UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj pas shpalljes së dënimit.

“Ashtu siç i keni parë të buzëqeshur gjatë seancës ashtu kanë qenë edhe pasi i kam takuar”.

Ai thotë se është optimist dhe shpreson që në shkallën e Apelit të kthehet mbrapa apo të paktën të zbutet ky vendim.

Ndër të tjera i biri i Hysni Gucatit tregon se babai i tij dhe Nasim Haradinaj e kanë pritur një vendim të tillë, duke u bazuar në kohëzgjatjen e procesit dhe kohës së gjatë që i është dhënë Prokurorisë për të vepruar ndaj të akuzuarve./Periskopi/

Shpërndaje në: