Djali rrah babain e tij në Ferizaj

Djali rrah babain e tij në Ferizaj

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Ferizaj, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht babain e tij.

“Është raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje, i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht babain e tij viktimën mashkull kosovar.

Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në: