Dje rrahëm nëna: Një grua e dehur rrahu nënën në F. Kosovë, një burrë kanosi të tijën në Llap

Dje rrahëm nëna: Një grua e dehur rrahu nënën në F. Kosovë, një burrë kanosi të tijën në Llap

Gjatë ditës së djeshme janë raportuar nga Policia e Kosovës vetëm dy raste të Dhunës në Familje, dhe për çudi asnjëri nuk ka të bëj me dhunën e bashkëshortëve ndaj bashkëshorteve të tyre.

Në rastin e raportuar në ora 9:15 minuta në Podujevë, një burrë e ka kanosur nënën e tij. Ky person është intervistuar dhe është dërguar në mbajtje.

Në ora 21:00 është raportuar një tjetër rast i ngjashëm. Një grua në gjendje të dehur ka rrahur nënën, por duket se nuk është ndalur me kaq.

Policia njofton se ajo ka sulmuar fizikisht edhe familjarë të tjerë, përcjell Periskopi.

Edhe kjo e fundit është dërguar në mbajtje pas intervistimit./Periskopi

Shpërndaje në: