Dje u mposht nga Majlinda Kelmendi, por shihni momentin kur rusja e përplas për toke Putinin (Video)

Periskopi.com Sporti

Xhudistja ruse, Natalia Kuziutina,  e cila ishte ndeshur me presidentin Vladimir Putin në fillim të këtij viti, dje është mposhtur nga e arta Majlinda Kelmendi në Lojërat Evropiane në Bjellorusi, raporton Periskopi.

Kuziutina, 30 vjeçe mori medaljen e argjentë në ‘Minsk 2019’, ku arriti në finalen e kategorisë  52 kg të femrave, por që u rrah nga kampionja  olimpike, Majlinda Kelmendi.

Por Kuziutina kishte marrë një medalje edhe në Rusi, në fillim të këtij viti pasi u përball me Putinin në një ngjarje në Soçi.

Kuziutina nga mediat  u quajt  ‘gruaja që e ndau në dysh Putinin’,pasi e mposhti në xhudo.

Rusia aktualisht ka 6 medalje të arta, pesë nga argjendi dhe katër medalje bronzi.

Kelmendi në finale e mposhti kundërshtaren nga Rusia, Natalia Kuziutina, për ta fituar të artën në “Golden Score”.

 

Shpërndaje në: