Djokovic mund të tërhiqet nga Austrlian Open për shkak të vanksinimit kundër Covid-19

Periskopi.com Sporti

Novak Djokovic mund të heqë dorë nga objektivi për të fituar Grand Slam-in në Australian Open, pasi kreu i shtetit të Victorias vendosi që në këtë kompeticion të marrin pjesë vetëm tenistët që janë vaksinuar.

Tenisti serb nuk zbuloi nëse është vaksinuar apo jo, por deklaroi se e sheh si të tepruar gjykimin e njerëzve nga fakti nëse e kanë bërë apo jo vaksinën, ndaj u shpreh se do të vendosë shumë shpejt mbi pjesëmarrjen ose jo në Australian Open.

“E vërteta është se nuk e di nëse do të konkurroj, pasi situata nuk është e mirë. Brenda 2-3 javësh do të marrim një vendim final. Më duket e tmerrshme që shoqëria të gjykon në bazë të një vaksine. Nuk dua të marr pjesë në një luftë mediatike dhe as nuk dua të tregoj nëse e kam bërë apo jo vaksinën”, deklaroi tenisti serb.

Australia është një nga vendet që ka vënë në zbatim masat më të ashpra në luftën kundër koronavirusit dhe nuk ka ndërmend të ulë vigjilencën e lehtësojë situatën.

“Nuk besoj se një tenist i pavaksinuar do të marrë vizën për të hyrë në Australi. Virusi është njësoj për të gjithë dhe nuk pyet në çfarë pozicioni je në ATP apo sa Slam-e ke fituar në karrierë”, deklaroi drejtuesi i shtetit të Victorias.