“Do të anulojmë të gjitha ligjet e Ramës”, Berisha paralajmëron ministrat strategjikë

“Do të anulojmë të gjitha ligjet e Ramës”, Berisha paralajmëron ministrat strategjikë

Gjatë takimit të fundit të mbylljes së garës elektorale, kreu i PD-së, Sali Berisha paralajmëroi ministrat strategjike të qeverisë socialiste.

Ai u bëri thirrje që të mos guxojnë të prekin pronat e shqiptarëve.

Ndër të tjera kryedemokrati tha do të anulojë të gjitha ligjet e tanishme të kryeministrit Edi Rama, raporton Top Channel, transmeton Periskopi.

“Sali Berisha e konsideron borxhin e nderit të tioj dhe ai borxh do shlyhet brenda një mandati, është borxh dhe vetëm borxh. Do anulojmë të gjitha ligjet e sotme të Edi Ramës që grabit, plaçkit pronat si në ’46. Paralajmëroj ministrat strategjikë! E dini që pas Xhaçkës, doli Ibrahimi strategjike!? Do ua marrim ato prona, ku janë dhe ku s’janë. Mos guxoni të prekni pronat e shqiptarëve”, tha ai./Periskopi/

 

Shpërndaje në: