“Do të jetoj vetëm për nipat e mbesat”: Rrëfimi i nënës që i vdiqën djali dhe reja në aksidentin e sotëm

“Do të jetoj vetëm për nipat e mbesat”: Rrëfimi i nënës që i vdiqën djali dhe reja në aksidentin e sotëm

Një aksident i rëndë ndodhi sot në magjistralen Prishtinë – Podujevë, si pasojë e të cilit, mbetën të vdekur çifti nga Malisheva dhe pas vetes, lanë dy fëmijë të vegjël. Ata po vinin nga mërgimi për në atdhe.

Në këtë aksident, nënës nga fshati Jançisht i Malishevës i vdiq djali Shemsedini, bashkë me gruan e tij, Mirveten. Çifti la pas tre fëmijë. Nacionale ka biseduar me nënën që i vdiq djali në aksident.

“Hatri i qatyne fmive unë kam me qëndru…U nisë pa gjumë prej Sllovenisë, t’u punu. Fëmijët du me i afru. Du me ba gajret hatri i tyne”, kështu rrëfen me pak fjalë për rastin e rëndë nëna e Shemsedin Sopajt, i cili, bashkë me gruan, Mirveten, vdiqën pas përfshirjes në një aksident trafiku derisa nga Sllovenia po vinin për në Kosovë.

Kjo grua e rreth të 80-ave po qëndronte e fortë përballë dhembjes së madhe që po e përjetonte.

ë një bisedë për Nacionalen, nëna e Shemsedinit tashmë të ndjerë tregon për historinë e rëndë e të dhimbshme që kanë si familje.

“Hala 22 vjet e varrtë e djalit tjetër s’i kem harru. Djali i madh mu ka vra në luftë. Kur është vra ai, ky djali që u aksidentu (Shemsedini) pati bërtit: “O vlla, më le vet”, i pati thanë”, thotë kjo nënë për plagët shpirtërore që po i bart tash e shumë vjet.

“Me kanë qe çohet, tash isha shku e ju kisha thanë: shpirtin tem merre e k’ta lene. Du me ba gajret, qysh kom ba për të madhin”, thotë nën rënkim nëna që i humbi djalin e gruan e djalit në aksidentin që ndodhi mbrëmë në magjistralen Podujevë – Prishtinë në orët e hershme të 29 korrikut.

Shpërndaje në: