Do të performojë sonte në finale, zbulohet diçka interesante nga Era Istrefi

Do të performojë sonte në finale, zbulohet diçka interesante nga Era Istrefi

Këngëtarja kosovare Era Istrefi është duke realizuar provat gjenerale për performancën e saj në Moskë.

Ajo do të performojë këngën shoqëruese të kampionatit Botëror, “Live it up”, në hapjen e ceremonisë finale.

Dje (e premte), ajo ka mbajtur konferencën e saj të parë për shtyp, nga ku ka deklaruar se ndjehet e lumtur që u bë pjesë e Kampionatit Botëror.

Si në çdo paraqitje tjetër, edhe ditën e djeshme këngëtarja shqiptare dukej bukur dhe me stil.

Për tu dukur e tillë, Istrefi duket se shpenzon mjaft, dhe vetëm veshja në ditën e djeshme i ka kushtuar asaj me mijëra euro.

Era mbante veshur një xhaketë nga Whyte Studio që kushton 394 euro, atletet e markës Gucci që kushtojnë 1200 euro dhe pantallonat e po të njëjtës markë si xhaketa, me çmimin 266 euro, shifra këto që bëhen të ditura nga faqja “What they wearin”.

Kurse varësja që po mbante Era në qafë, është stolia e quajtur J’adior e markës Dior, që kushton e cila kap shifrën e 290 eurove.

Për paraqitjen finale, Istrefi ka përgatitur një veshje të veçantë këshilluar me shumë stilistë, e cila do ta bëjë atë të duket glamuroze nesër (e diel) në “Luzhniki Stadium”.

 

Shpërndaje në: