Dodik fyen rëndë SHBA-në dhe presidentin Biden

Dodik fyen rëndë SHBA-në dhe presidentin Biden

Anëtari serb i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik, ka fyer SHBA-në dhe presidentin e saj, Joe Biden, duke e quajtur të korruptuar.

Ko shfryrje e mllefit të Dodikut, një zyrtar që po synon të shkëpusë Republika Srpskan nga pjesa tjetër e Bosnjës, vjen pasi ndaj tij dhe disa zyrtarëve të tjerë të këtij vendi u vunë sanksione nga SHBA-ja.

Ai i quajti gënjeshtar amerikanët dhe tha se “do të kundërpërgjigjet”.

“SHBA-ja është e madhe, por gjithashtu është edhe një gënjeshtër e madhe. Kjo është ndërhyrje e drejtpërdrejtë në punët e brendshme të Bosnjës” tha Dodik, pasi mbajti një mbledhje me partinë e tij SNDS të mërkurën mbrëma.

Ai tentoi që këtij vendimi të SHBA-së t’i jep konotacion edhe fetar, që është shumë prezent në Bosnjë, ku jetojnë myslimanë, sllavë e katolikë.

“SHBA-ja po mbështet myslimanët. Ata duan të krijojnë një shtet për myslimanët. Është e pabesueshme që qeveria e SHBA-së mund të gënjejë kaq shumë”, tha Dodik.

Ai i quajti gjithashtu gënjeshtarë edhe ambasadorin e SHBA-së në Sarajevë, Erik Nelson dhe Përfaqësuesin e Lartë Ndërkombëtar, Christian Schmidt.

“Sa për amerikanët, më mbetet vetëm të pres që ata të më vrasin. Unë po i them publikut se nëse kjo ndodh, dua që ata të thonë se është bërë nga amerikanët, me ndihmën e britanikëve”, Dodik.

Ai akuzoi gjithashtu presidentin amerikan për korrupsion.

“Nuk e kam të qartë se si presidenti amerikan Joe Biden është i angazhuar në luftën kundër korrupsionit kur dihen aferat korruptive të familjes Biden”, tha Dodik.

Dodik, i mbështetur nga Rusia, por edhe nga Serbia e Hungaria si anëtare e BE-së, tha se do të vazhdojë të punojë për pavarësimin e Republika Srspkas, apo siç tha ai, për ato që i takojnë kësaj krahine sipas Marrëveshjes së Daytonit.

“Populli i Republika Srpskas nuk duhet të ketë frikë. Ne do të vazhdojmë të ndjekim këtë politikë”, tha ai.

Dodik ka paralajmëruar ndër të tjera edhe formimin e ushtrisë së Republika Srpskas, agjencisë së sigurisë dhe trup për mbledhje të taksave.

Shpërndaje në: