Dodiku me fjalë të ashpra për Escobarin para takimit të nesërm: Ka ardhur kot

Dodiku me fjalë të ashpra për Escobarin para takimit të nesërm: Ka ardhur kot

Anëtari serb i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Millorad Dodik komentoi takimin e paralajmëruar për nesër me zëvendësndihmës-sekretarin amerikan të shtetit, Gabriel Escobar.

“Nëse faktori ndërkombëtar vërtet qëndron që Bosnjë e Hercegovina të mbijetojë, atëherë ata dhe ne kemi një zgjedhje mjaft të qartë, dhe kjo është Kushtetuta e Bosnjë e Hercegovinës, të cilën askush nuk e kundërshton dhe e cila është e paqartë”, i tha Dodik agjencisë së Republika Rrpskas, Srna kur iu kërkua ta komentojë vizitën e të dërguarit të SHBA-së për Ballkanin dhe takimet e ndara nesër me anëtarët e Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës.

Sipas tij, nëse Escobar mendon se kriza në Bosnjë e Hercegovinë është shkaktuar nga, siç thotë ai, ruajtja e pushtetit dhe pasurisë nga Dodiku, ai tha se dëshiron t’i thotë menjëherë se ka ardhur kot dhe se “nëse nuk ndryshon optikën dhe shikon faktet që janë të dukshme, atëherë ai vetë do të kontribuojë në atrofinë e vendit, të cilin amerikanët, përmes Përfaqësuesve të Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë-Hercegovinës, e kanë modeluar të gjitha vitet e mëparshme sipas dëshirës së myslimanëve”, raporton Klix, transmeton Gazeta Express.

Ai tha se forca e faktorit ndërkombëtar nuk po ‘ndez’ më. Dodik vlerësoi se akuzat kishin të bënin me korrupsionin, ndikimin rus, pasurinë e pretenduar të politikanëve në Bosnjë-Hercegovinë, që sipas tij, është “një stereotip që amerikanët e kanë për t’i ruajtur projeksionet e tyre në Bosnjë e Hercegovinë”.

“Escobar po përpiqet t’i demoralizojë qytetarët e Republikës Srpskas”, tha Dodik.

Ai pyeti nëse Escobar mendon se qytetarët e Republikës Srpska, siç tha ai, nuk shohin se çfarë ka ndodhur në 26 vitet e fundit në të cilat, sipas tij “atyre u janë grabitur kompetencat, pyjet, tokat, monumentet dhe Dita e Republikës Srpska”.

“Për sa i përket pushtetit të Millorad Dodikut, ai buron nga mbështetja e më shumë se 380 mijë votave që kam marrë në zgjedhje, dhe prona që posedoj është fituar me punë të palodhur dhe ligjore për më shumë se 40 vjet dhe nuk është kundërshtuar kurrë në asnjë gjykatë në Bosnjë e Hercegovinë, as jashtë saj”, u shpreh Dodik.

Kujtojmë se pas bisedës telefonike muajin e kaluar, Dodik i tha Escobarit se ishte “i etur për sanksione”. Ka kohë që përmendet mundësia që Dodik të sanksionohet për bllokimin e punës së institucioneve shtetërore dhe për shpalljen e kalimit të disa kompetencave shtetërore në Republikën Srpskan, duke mos hequr dorë nga qëllimi i tij për ta ndarë Bosnjën.

“Nuk do të ketë luftë të re në BeH”, tha të premten i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, duke akuzuar anëtarin serb të Presidencës së BeH, Millorad Dodik se ka provokuar një krizë për ta mbuluar përfshirjen e tij në korrupsion.

Shpërndaje në: