Dogana lëshon udhëzime që të lehtësohet kalimi për udhëtarët në pikat doganore

Dogana lëshon udhëzime që të lehtësohet kalimi për udhëtarët në pikat doganore

Dogana e Kosovës ka lëshuar udhëzime për stafin e saj në pikë-kalimet kufitare në mënyrë që të lehtësohet kalimi për udhëtaret në aspektin e procedurave doganore.

“Drejtori i përgjithshëm ka kërkuar që stafi në pika kufitare duhet të jetë në nivel të detyrës dhe duhet të ketë parasysh brengat e tyre dhe peripecitë eventuale me të cilat kanë mundur të ballafaqohen gjatë rrugëtimit, andaj ka lëshuar udhëzime që të reflektojnë respekt dhe mirëkuptim”, thuhet në një komunikatë për media.

Derisa sa i përket mallrave që eventualisht mund të bartin me vete, stafi është udhëzuar që të analizoj rastet e veçanta dhe të mos krijohen situata kur bashkatdhetarët vonohen  për gjëra të parëndësishme.

 

Shpërndaje në: